Ndërsa pritshmëritë rriten për Kampionatin Botëror të Klubeve FIFA në Arabinë Saudite 2023™, FIFA është e entuziazmuar të njoftojë se sensacioni ndërkombëtar i popit, Bebe Rexha, është zgjedhur të jetë zëri i turneut dhe e këngës zyrtare – “It’s On”.
Bebe Rexha, e cila ka qenë katër herë e nominuar për çmimet “Grammy” dhe njihet për hitet e saj që kanë pushtuar klasifikimet botërore të muzikës, sjell talentin e saj në “It’s On”, duke kapur thelbin e turneut elitar botëror të futbollit të klubeve – ofron një sfond perfekt për dramën dhe emocionin në fushë, shkruan FIFA.
Turneu filloi më 12 dhjetor, ku Fluminense, Manchester City, Urawa Reds, Al Ahly, Club León, Auckland City dhe Al Ittihad do të përballen kokë më kokë, dhe kulmon me finalen më 22 dhjetor.
Duke diskutuar mbi “It’s On”, Bebe Rexha tha: “Krijimi i një kënge për FIFA-n këtë vit ka qenë një mundësi e pabesueshme, njëherë në jetë dhe jam aq e emocionuar që fansat të dëgjojnë këtë këngë himnike ndërsa luhet gjatë FIFA Club World Cup”.
RedOne, Shefi i Muzikës së FIFA-s, shtoi: “Është një nder absolut dhe privilegj i madh për mua të jem i përfshirë në Kampionatin Botëror të Klubeve FIFA në Arabinë Saudite 2023. Nuk është sekret dashuria ime për muzikën dhe futbollin. Ka qenë një përvojë frymëzuese dhe udhëtim kreativ për të punuar në Himnin e Kampionatit Botëror të Klubeve FIFA 2023 “It’s On” me sensacionin Bebe Rexha.
“Me Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s që po mbahet në Arabinë Saudite, ne me të vërtetë donim të përfshinim disa tinguj autentikë muzikorë dhe vokalë nga rajoni, ndërsa balanconim atë me një histori lirike globale dhe tingull muzikor për të bashkuar botën së bashku si vetëm futbolli mund”.
Mbani sytë hapur për publikimin e videos muzikore zyrtare, dhe vizitoni FIFA.com për përditësime gjatë gjithë turneut. /Telegrafi/