Bebe ka udhëtuar për në New York për t’u pajtuar me babain e saj i cili nuk po i flet shkak i skenave eksplicite në klip.
Kënga “Last Hurrah” ka mbledhur më shumë se 6 milionë klikime në Youtube, por skenat eksplicite aty kanë bërë që Bebe Rexhës babai të mos i flet prej ditësh, shkruan lajmi.net.
Disa mesazhe që Bebe i ka publikuar në Instagram kanë bërë bujë në media pasi në to babai i saj i kishte thënë t’i ndalojë këto skena “pornografike”.
“Është mirë që të ndaloni postimin e kësaj pornografie të çmendur sepse je duke më sëmurë”, ishin ndër të tjera fjalët e tij.“Nuk mund ta duroj këtë gjë. Jam i turpëruar kudo që shkoj në publik. Jam shumë i zhgënjyer me ty, nuk mund ta besoj”, citohet të këtë thënë tutje Flamur Rexha.
Pas kësaj thuhet se babai i këngëtares ka pranuar komente të ndryshme nga fansat e këngëtares andaj Bebe para mediave të huaja e ka sqaruar se babai i saj nuk është njeri i keq, mbi të gjitha është babai i saj dhe se videoja e saj muzikore është paksa jashtë suazave të normales.