Fjalë Kyçe

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të mërkurën pritet ta propozojë Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Kryetari i PDK-së ka ftuar sot konferencë për media, ndërsa sipas burimeve, Krasniqi pritet që në konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen vitin e ardhshëm në Kosovë.

Së fundmi, opozita ka intensifikuar kërkesat për zgjedhje të reja, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Por Kurti ka thënë se nuk sheh arsye të japë dorëheqje, ndërsa ka rekomanduar opozitën që ta shpërbëjë Kuvendin e më pas të shkohet në zgjedhje