Fjalë Kyçe

Bedri Hamza pas shkarkimit të bordeve: PDK po goditet më shumë

Bedri Hamza pas shkarkimit të bordeve: PDK po goditet më shumë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza i ftuar në Blic Interview ka folur në lidhje me shkarkimet e bordeve.

Ai ka thënë se më së shumti po goditet partia të cilës i takon, transmeton Klan Kosova.

“PDK është duke u goditur. Për t’u emëruar në një pozitë është një proces, gjithashtu edhe për t’u shkarkuar është një proces ku duhet bërë një vlerësim i performancës, duhet respektuar rregulloret dhe ligjet në fuqi”.

“Pa hyrë në pjesën se kush është shkarkuar, ekziston një procedurë dhe njerëzit kanë të drejtë të ankohen”.

“Dyshimet bazuar në përvojën time janë se procedurat për këto çështje nuk janë respektuar në tërësi. Për mua nuk është me rëndësi se kush është drejtor apo bord në Telekom apo Trepçë, për mua është me rëndësi se si do të ndryshohet gjendja. Fokusi i tyre duhet të jetë si të ngjallet Trepça”.