Fjalë Kyçe

Befasi e madhe, Aro Muriç ‘kapet’ në Pejë me fanellën e klubit gjigant (FOTO)

Befasi e madhe, Aro Muriç ‘kapet’ në Pejë me fanellën e klubit gjigant (FOTO)

Arijanet Muriç vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve më të preferuar te Përfaqësuesja e Kosovës.

“Gardiani” i Manchester Cityt ishte edhe njëherë vendimtar për Kosovën në eliminatoret e “Euro 2020” kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, transmeton. Zëri.info.

Pas dy ndeshjeve, Muriç është kthyer në Kosovë, derisa ka vendosur ta vizitojë Pejën.

Në Pejë, Muriç është ndalur edhe nga qytetarët e këtij qyteti për fotografi.

Një përdorues i rrjetit social Twitter me emrin Ardit, ka publikuar një fotografi së bashku me portierin e Kosovës.

Por, çfarë ishte e çuditshme këtu?

20-vjeçari ka dalur rrugëve të Pejës me fanellën e klubit madrilen, Real Madrid.

Ndryshe, Muriç ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me Manchester Cityn, por që pritet ta rinovojë kontratën për një periudhë afat-gjate.