Fjalë Kyçe

Befasi e madhe: Piatek po transferohet te Milan

Befasi e madhe: Piatek po transferohet te Milan

Milan duket se është afër ta transferoj një sulmues në këtë afat kalimtar.

Gonzalo Higuain i ka bërë me dije Milanit se dëshiron të largohet, andaj ata tashmë ka një shënjestër.

Skuadra italiane dëshiron ta transferojë sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek, përcjell lajmi.net.

Genoa kërkon 50 milionë euro për shërbimet e sulmuesit polak, ndërsa Milan po tenton ta ulë vlerën.

Rosonerët e dinë se Piatek e do largimin nga skuadra, andaj do të tentojnë transferimin e tij.