Fjalë Kyçe

Befasia e janarit: Coutinho po transferohet te Man Utd

Befasia e janarit: Coutinho po transferohet te Man Utd

Manchester United duket se po planifikon të bëjë një transferim gjigant në këtë afat.

Mund të ju duket si e pamundur, por Manchester United po tenton transferimin e Philippe Coutinhos nga Barcelona.

Sipas ‘Caught Offside’, ‘Djajtë e Kuq’ janë skuadra e vetme në garë për transferimin e sulmuesit brazilian, përcjell lajmi.net.

Coutinho u transferua te Barcelona para një viti nga Liverpool për 143 milionë euro, por ka dështuar ta tregoj veten.

Kështu, Manchester United e do transferimin e tij, ku janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro.

Barcelona mund ta pranoj shumë lehtë shumën e ofruar nga skuadra angleze, pasi janë të interesuar ta transferojnë Willianin nga Chelsea.