Dashi
21 Mars – 19 Prill
Miqtë tuaj do t’jua zgjasin dorën në këtë kohë të vështirë për ju. Mos hezitoni t’u kërkoni para ose shërbime të tjera. Gjithmonë keni dashur të jeni i pavarur, por gjithkush ka momente kur ka nevojë për ndihmë. Nuk ka arsye për t’u ndier keq. Një mësues i respektueshëm do t’ju ndihmojë vullnetarisht. Pranojeni ofertën e tij, sepse kjo do ta bëjë të ndihet i vlerësuar.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Keni kohë për aventurë, por po qëndroni mbyllur në shtëpi. Organizoni një udhëtim në një vend të largët, sepse tani është shansi juaj. Mund t’i kërkoni ndonjë të afërmi, fqinji ose miku që të kujdeset për shtëpinë tuaj. Një koleg do të jetë i lumtur nëse kujdeset për kafshët tuaja shtëpiake për pak para. Mos nxirrni arsyetime për të vazhduar rutinën. Një person aktiv si ju ka nevojë për gjëra emocionuese për të qenë i lumtur. Nuk duhet ta vini veten në rrezik: thjesht provoni diçka të re.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Dikush që është ekspert i një fushe do t’ju ndihmojë shumë. Është mirë t’i besoni një njeriu kaq të zgjuar. Ju të dy mund të ishit një çift i mirë. Duhet t’i merrni gjërat shtruar dhe të njihni më mirë njëri-tjetrin para se të futeni në ndonjë lidhje serioze. Nëse tashmë keni të dashur, kërkoji partnerit ndihmë për të organizuar një ndejë të madhe për miqtë dhe familjen.
Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Lidhja juaj me personin e dashur po ju ndihmon të merrni një hap të rëndësishëm në karrierë. Aplikoni për një punë të madhe që ju ndihmon të shpalosni anën tuaj kreative. Nëse e arrini këtë pozitë, do të keni nevojë të udhëtoni në largësi për disa javë. Miku juaj i ngushtë ose i dashuri juaj do të ndihet keq derisa ju jeni larg. Jeni ende beqar? Do të shfaqni ndjenja romantike për dikë që e njihni me vite të tëra. Duket çmenduri, por asnjëherë s’e keni vërejtur sesa atraktiv është.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Është kënaqësi të dini se gjithmonë mund të mbështeteni në dikë. Mësoni nga përvojat e një miku ose nga i dashuri juaj. Kohëve të fundit keni provuar ta zhvilloni talentin tuaj kreativ. Disa të afërm ose koleg i kanë përqeshur përpjekjet tuaja. Kjo nuk ka ndodhur sepse ata dyshojnë në talentin tuaj, por sepse ju xhelozojnë. Mbani mend këtë dhe vazhdoni para me planet tuaja pa pasur ndonjë dyshim.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Puna po ju siguron një sfidë të madhe. Është kënaqësi të punosh në ekip për të krijuar ndonjë produkt ose shërbim të suksesshëm. Jeni të vetëdijshëm se jeni të dobishëm, por do të keni nevojë për ndihmën e shefit tuaj. Për fat të mirë, ai do të jetë mjaft i respektueshëm. Në këtë mënyrë do të arrini të merrni lejen për të shtyrë përpara një projekt. Një udhëtim romantik do t’ju ofrojë dashuri.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Duke punuar nga shtëpia do të kurseni shumë kohë. Mos u kërkoni njerëzve që gjatë gjithë kohës të kontrollojnë punën tuaj. Keni më shumë kurajë sepse sa më shumë që keni vetëbesim aq më të suksesshëm do të jeni. Shefi juaj ka nevojë për dikë që mund të punojë i pavarur dhe ky është rasti për ta impresionuar atë. Një adhurues juaji do t’ju dërgojë një mesazh flirti që do t’ju sjellë shumë kënaqësi.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Do të fitoni paratë që po ju duhen për renovimet në shtëpi. Fillimisht kujdesuni që këto para t’i shpenzoni për një pushim. Nëse pushoni, do ta keni më të lehtë të merreni me dyer ose dritare të thyera. Kujdesuni për këto çështje dhe do të çuditeni se sa shumë kohë ju është dashur që të kujdeseni për këtë punë të vogël. Një person po përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj, por ju do t’ia vështirësoni punën.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Një person tërheqës po provon që të fitojë dashurinë tuaj duke bërë veprime ekstravagante. Nuk jeni mësuar që njerëzit të sillen në këtë mënyrë me ju dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Provoni t’i lejoni që të fitojnë besimin tuaj. Shumë shpesh ju nguteni dhe krijoni rival të imagjinuar. Është koha ta kuptoni sesa të dëshirueshëm jeni. Do të merrni disa para që keni fituar para një kohe. Shpenzoni për diçka të veçantë.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Një udhëtim i shkurtër do t’jua kthjellë kokën. Së fundit keni qenë shumë të obsesionuar pas punës dhe keni harruar se si duhet të argëtoheni. Për fat të mirë, një mik që jeton afër jush do të kujdeset t’jua rikujtojë këtë. Shkoni nëpër vizita dhe kaloni mbrëmjet jashtë. Ju të dy mund të kaloni kohë të mirë duke eksperimentuar nëpër lokale. Besoni instinktit tuaj për një të afërm që dëshiron pak më shumë liri. Lidhja juaj do të përmirësohet më shumë nëse e bëni këtë.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Miqësia shumë lehtë mund të kthehet në romancë, por keni kujdes. Mos lejoni askënd që të bëjë diçka kundër vullnetit tuaj. Ju nuk keni dëshirë ta largoni dikë që e keni për zemër. Nëse e pranoni propozimin e një miku që është tërhequr fizikisht nga ju do të pendoheni shumë. Duhet të fokusoheni më shumë në punë për të larguar mendjen nga telashet. Nëse arrini një marrëveshje të madhe do të ngriheni në pozitë. E gjitha varet nga mënyra sesi e plasoni talentin tuaj.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Po ndiheni të kënaqur dhe të sigurt për shkak të pozitës së mirë financiare. Shumë shpesh njerëzit e humbin kokën kur kanë probleme me paratë. Ajo që nuk e kuptoni është se shumica e aktiviteteve që ju bëjnë të ndiheni mirë mund të bëhen edhe pa to. Një mik juaji do t’ju kërkojë ndihmë për të shkruar një letër ose e-mail. Është mirë të dini se aftësitë tuaja për të shkruar vlerësohen nga të tjerët. Shumë shpesh njerëzit ju kërkojnë ndihmë të tillë dhe ju kënaqeni duke e bërë këtë.