Një shpërndarës i moshuar picash nga SHBA, ka fituar një ‘bakshish’ prej 12 mijë dollarësh, pasi një yll i aplikacionit “Tik Tok”, inicioi një fushatë për sigurimin e kësaj shume.
Derlin Newey, 89 vjeç, punon 30 orë në javë në një piceri në Utah, për të siguruar jetesën e vështirë. Në fillim të këtij muaji, si çdo ditë të punës së tij, krejt rastësisht u gjend në shtëpinë e një të famshmi të “Tik Tok-ut” të quajtur Carlos Valdez.
Ky takim me personazhin e njohur, do të ndryshonte në mënyrë rrënjësore jetën e të moshuarit. Pasi u njoh me Derlin dhe mësoi rreth historisë së tij, Valdes lançoi një fushatë për mbledhjen e fondeve, të cilat do t’i dhuroheshin 89-vjeçarit.
Në një kohë rekord u mblodhën 12 mijë dollarë, shumë e cila ja rikthyen buzëqeshjen të moshuarit punëtorë.