Arijanet Muriqi ka marrë lajm fantastik nga Manchester City.
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi është shumë afër ta nënshkruar kontratën e re te Manchester City.
Talenti kosovar po pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, andaj është shumë afër ta nënshkruajë kontratën e re, përcjell lajmi.net.
Edhe pse Muriqi-t i kanë mbetur edhe dy ditë në kontratën aktuale, trajneri Pep Guardiola dëshiron që t’i ofrojë atij kushte të reja para përfundimit të afatit kalimtar.
Mendohet se Muriqi paguhet rreth 5 mijë euro në javë, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të trefishohet, duke iu afruar madje 15 mijë në javë.
Arijenet Muriqi u kthye nga huazimi në skuadrën holandeze NAC Breda në fillim të këtij sezoni pas dëmtimit të Bravos.