Fjalë Kyçe

Befason drejtori sportiv i Juves: Ishte e lehtë të nënshkruanim me Ronaldon

Befason drejtori sportiv i Juves: Ishte e lehtë të nënshkruanim me Ronaldon

Drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici ka thënë se ishte tejet e lehtë të nënshkruanin me Cristiano Ronaldon.

Kjo sipas tij sepse aty nuk kishte vërtetë nevojë për ta bindur lojtarin, pasi që portugezi veçse e donte kalimin tek “biankonerët”.

“Me Cristianon ishte shumë e thjeshtë sepse ai veçse e kishte në kokë kalimin tek Juventus” ka thënë Paratici për “Sky”, transmeton lajmi.net.

“Nuk kishte nevojë ta bindnim atë. Më duket se rreth 25 majit, pas finales së Ligës së Kampionëve ai vendosi. Ai tha: “Nëse aty është Juve, atëherë dua vetëm Juven” ka thënë tutje drejtori sportiv i Juves.

Kujtojmë se Ronaldo po kalon në një formë të shkëlqyer edhe në futbollin italian duke ndihmuar shumë skuadrën e tij.

Në anën tjetër ai ka lënë hapësira të mëdha tek Real Madrid të cilët ende nuk kanë gjetur zëvendësuesin e tij.