Fjalë Kyçe

Befason shkrimtari: Shqiptarët janë populli më erotik në Evropë

Befason shkrimtari: Shqiptarët janë populli më erotik në Evropë

Gjatë një interviste në emisionin “Hipokrati” me mjekun androlog Evi Danin ndërsa po fliste mbi temën e sëmundjeve të prostatës dhe atyre seksuale u ndal pak dhe te një detaj që i kishte bërë përshtypje gjatë punës së tij në klinikë.

Sipas një studimi të bërë nga ai me pacientet tij meshkuj, 90% e tyre pavarësisht moshës, formimit intelektual dhe akademik nuk ishin në dijeni të vendit ku prodhohet sperma.

Sipas tij meshkujt shqiptar kanë një deficit të madh në formim nga aspekti i edukatës seksuale dhe kjo vjen si rezultat i mangësive ne formimin akademik të tyre duke nisur qe nga ne tekstet shkollore në 9-vjecare.

Një pyetje që lind natyrshëm është a kanë edukatë seksuale shqiptarët, sa të hapur janë për të folur mbi seksualitetin në marrëdhëniet prind- fëmijë, në marrëdhëniet më njëri tjetrin dhe më e rëndësishmja, sa e njohin trupin e tyre dhe mënyrën si ai funksionon.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ishin disa të ftuar. Mes tyre ishte edhe shkrimtari, Edmond Tupja, i cili u shpreh se ne jemi një popull i nxehtë.

“Shqiptarët janë popull i nxehtë, nuk flasin por e bëjnë. Kanë edukim erotik. Dikur shqiptarët bënin më shumë seks se sa sot. Shqiptarët janë populli më erotik në Europë”, tha Tupja.

Sipas tij, edhe prezervativi që është një gjë mbrojtëse, nuk ekziston në fjalorin shqiptar.