Fjalë Kyçe

Befason Vuçiq: Ideja për korrigjim kufijsh ka vdekur, Kosova do ta fitojë sovranitetin në tërë territorin e saj

Befason Vuçiq: Ideja për korrigjim kufijsh ka vdekur, Kosova do ta fitojë sovranitetin në tërë territorin e saj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka folur rreth takimit të fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit.

Duke folur rreth çështjes së Kosovës, Vuçiq ka thënë se ideja për korrigjimin e kufijve është thyer nga shërbimet sekrete perëndimore.

“Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre sekrete të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediale që të punojnë kundër një zgjidhje të tillë” ka deklaruar Vuçiq për TV Pink, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se në të ardhmen Kosova do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj, jo për shkak se ai do ta njoh por për shkak se nuk ka mundur të kalojë zgjidhjen që ai ka ofruar duke aluduar në idenë për korrigjimin e kufijve.

Vuçiq ka kritikuar opozitën në Serbi që nuk kanë dashur t’ia dëgjojnë propozimin për Kosovën dhe që nuk kanë pasur as një propozim të vetin.