Behar Maliqi është larguar nga KF Llapi.
Mesfushori i njohur ka vendosur të ndajë rrugët me skuadrën nga Podujeva.
Ish mesfushori i skuadrave si Prishtina e Feronikeli, largimin nga Llapi e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.
“Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Llapi”, ka shkruar Maliqi.
“Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkë lojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e KF Llapit, për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe”