Fjalë Kyçe

Bëhen një muaj nga zhdukja pa gjurmë e Bedri Rexhepit

Bëhen një muaj nga zhdukja pa gjurmë e Bedri Rexhepit

Sot janë bërë 1 muaj prej kur Bedri Rexhepi është raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij dhe deri më tani ende askush nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Ishte raportuar se kur Rexhepi u raportua si i zhdukur më 8 prill të këtij viti, ai dyshohet se kishte me vete rreth 30 mijë euro para të gatshme.

Këtë e ka konfirmuar për ‘Sinjalin’ edhe vëllai i tij Adnani, por i cili ka thënë se nuk kanë informacion se sa ishte shuma e tyre.I riu nga Lipjani kishte në pronësi një biznes “Rent a Car” dhe dyshohet se motivi i rrëmbimit të tij ka të bëjë pikërisht me punën që bënte ai.

Kujtojmë që i dyshuari kryesor për rrëmbimin e Bedri Rexhepit është Jeton Vllasaliu, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës më 14 prill të këtij viti.

Një ditë pas prangosjes, Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesën e prokurorisë së këtij rajoni, ia ka caktuar Vllasaliut masën e paraburgimit, e cila do t’i llogaritet deri më 13 maj të këtij viti.