Chris Brown po bën duet me reperin Gashi.
Gashi ka ditë që kishte paralajmëruar një bashkëpunim me yllin botëror, Chris Brown.
Së fundi, ishte vet Chris Brown ai i cili përmes një postimi në Instagram, njoftoi miliona fansat e tij për bashkëpunimin me reperin shqiptar.
Dyshja po sjellin remiksin e hitit “Safety”, në bashkëpunim me Afro B dhe DJ Snake.
Projekti i shumëpritur i Gashit me Chris Brown pritet të publikohet nesër (e premte).