Fjalë Kyçe

Bejtullah Deliu, kandidat i PDK-së për kryetar të Rahovecit

Bejtullah Deliu, kandidat i PDK-së për kryetar të Rahovecit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se kandidat për kryetar të Rahovecit nga kjo parti do të jetë Bejtullah Deliu.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se Bejtullahu e njeh mirë Rahovecin, djersën e fermerëve, ndërmarrësve dhe pritjet e të rinjve të kësaj komune.

Lexoni të plotë shkrimin:

“Rahoveci, qyteti i punës, i konakut e krenarisë, do të ketë nga tetori kryetarin që e meriton.

Bejtullah Deliu është kandidati ynë për të drejtuar këtë qytet, që është zhvilluar shumë me qeverisjen e PDK-së, por ka ngecur në vitet e fundit.

Bejtullahu e njeh mirë Rahovecin, djersën e fermerëve, ndërmarrësve dhe pritjet e të rinjve të kësaj komune. Prandaj, ai ka edhe vullnetin e madh që të sjellë transformime në këtë qytet, ashtu siç e meriton.

E vizitoj shpesh Rahovecin. Jam krenar me punët e mira që kemi bërë për këtë qytet. Por e di që na presin edhe shumë angazhime të tjera.

Me një ekip të shkëlqyer të kandidatëve për Asamblenë Komunale, me profesionistë të ndershëm, të rinj e të reja, qytetarët e Rahovecit kanë mundësinë që me Bejtullah Deliun dhe PDK-në të rikthejnë punët e mira në qytet e fshatra”, shkruan Krasniqi.