Fjalë Kyçe

Bekë Berisha: Kam një kërkesë të thjeshtë, të hiqet ora policore

Bekë Berisha: Kam një kërkesë të thjeshtë, të hiqet ora policore

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar heqjen e orës policore në foltoren e Kuvendit.

Ai tha se kjo masë nuk po ndihmon në asgjë për të frenuar pandeminë, njofton Klan Kosova.

“Këtu jam për një kërkesë dhe shqetësim të thjeshtë. Kërkoj të hiqet ora policore. S’po e ndihmon zhdukjen e pandemisë, nuk po e ndihmon menaxhimin e mirë të pandemisë, masat s’po i repsketon askush, për më keq po e dëmton konceptin e sigurisë në publik”.

Berisha ka thënë se shumica e vendeve i kanë hequr masat e tilla dhe se edhe Kosova duhet të shkojë në këtë drejtim.

Ai gjithashtu shtroi edhe çështjen e rekrutimit të policëve të rinj, për të cilët tha se po i nënshtrohen një testi që kërkohet një nivel i lartë intelektual derisa “zyrtarisht kemi nivelin më të ulët të arsimit”.