Fjalë Kyçe

Bekim Jashari dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë

Bekim Jashari dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e PDK-së, dega në Skenderaj dhe ka dënuar me gjobë kandidatin Bekim Jashari për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore.

PZAP ka dënuar Jasharin me gjobë prej 1 mijë e 800 euro.

“Pranohen ankesat e paraqitura nga PDK me seli në Prishtinë, dega në Skenderaj, ndërsa subjektit Lista e pavarur Bekim Jashari i shqiptohet gjobë në vlerë 1,800 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre, Kandidatët, me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Jashari ka të drejtë ankese për këtë vendim të PZAP.