Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë sot në fushatën vetëdijesuese për ngasësit në komunikacion “Mbaji duart në timon e jo në telefon!” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes!”, duke iu shpërndarë atyre aromatizues të veturave me mesazhin e lartcekur.
Në postim e tij në Facebook, kryetari Jashari thotë se ky është një kontribut i vogël me një mesazh të madh për të gjithë ngasësit në komunikacion, në kuadër të kësaj fushate.
“Na duhet e gjithë vëmendja gjatë ngasjes, pasi vetëm ne mund të ndihmojmë në uljen e rasteve të vdekjes në trafik dhe lëndimeve të njerëzve. Ndalohet leximi i këtij mesazhi gjatë ngasjes!”, shkruan Jashari.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Një kontribut i vogël me një mesazh të madh për të gjithë ngasësit në komunikacion, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Mbaji duart në timon e jo në telefon!” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes!”.
Na duhet e gjithë vëmendja gjatë ngasjes, pasi vetëm ne mund të ndihmojmë në uljen e rasteve të vdekjes në trafik dhe lëndimeve të njerëzve.
Ndalohet leximi i këtij mesazhi gjatë ngasjes!