Fjalë Kyçe

Belgjika ekstradon në Kosovë vrasësin e Ermalit

Belgjika ekstradon në Kosovë vrasësin e Ermalit

I dyshuari për vrasjen e një të riu në Mitrovicë është ekstraduar sot nga Belgjika.

S.I, 39-vjeçar, dyshohet se ka vrarë E.K. në një lokal në Mitrovicë më 5 maj të vitit 2017.

“Është ekstraduar sot nga Belgjika shtetasi kosovar S.I, 39 vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e rëndë e cila ka ndodhur me datën 05.05.2017, në një kafene në Mitrovicë, e ku i njëjti dyshohet që e ka privuar nga jeta të riun E.K, dhe nga kjo ditë ka qenë në arrati deri sot kur edhe është bërë ekstradimi i tij nga Belgjika”, thuhet në njoftim.

Për të njëjtin ka pasur fletëarrestim ndërkombëtar i cili është kërkuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Gjatë mbrëmjes të së premtes të 7 majit 2017, Ermal Kamberaj menaxher i kafiterisë ‘Chek In’, në Mitrovicë shte qëlluar me tre plumba derisa ishte në vendin e tij të punës. 24 vjeçari kishte ndërruar jetë në QKUK. Ndërkohë që trupi i tij ishte varrosur gjatë ditës së shtunë të 8 majit 2017/GazetaAlo