Fjalë Kyçe

Benatia largohet nga Juve, e kërkojnë dy klubet e mëdha të Bundesligës

Benatia largohet nga Juve, e kërkojnë dy klubet e mëdha të Bundesligës

Mbrojtësi Benatia duket se do të largohet nga Juventusi.

Sipas medieve italiane, Benatia është duke u kërkuar nga dy klubet e mëdha gjermane.

Borussia Dortmund dhe Schalke 04, janë dy klubet e Bundesligës që synojnë ta blejnë lojtarin e kampionëve në fuqi të Italisë.

“Benatia mund të transferohet në Gjermani, pasi janë Shalke 04 dhe Dortmund që interesohen për mbrojtësin e Juvës”, shkruajnë mediet italiane.