Të gjithëve ju pëlqen që të udhëtojnë nëpër botë e të shohin sa më shumë vende të reja, të bukura dhe historike. E në këtë shkrim do të gjeni vendet ku me një dollar mund të fitoni disa gjëra të lezetshme.
“Bright Side” ka bërë një listë të të gjitha gjërave që mund të blini me një dollar në mbarë botën, e disa prej tyre janë vërtetë të pabesueshme.
Zvicër Zvicra njihet për çmimet e shtrenjta, por uji atje nuk kushton më shumë se 1 dollarë. Nëse ndodheni atje nuk do të vdisni nga etja, madje mund të blini 1.5 litra ujë dhe të keni akoma pak për ta marrë në shtëpi.
Filipine Nëse jeni të lodhur pas një udhëtimi të gjatë në Filipine, një masazh këmbësh është gjithçka që ju nevojitet. Ju mund të merrni një masazh 20-minutësh në Cebu dhe të largoheni të relaksuar.
Turqi Nëse do të udhëtoni në Stamboll, duhet të provoni patjetër çajin e tyre tradicional turk. Është pija e nxehtë më e konsumuar në këtë vend dhe mund të gjeni shumë versione të saj për më pak se një dollar.
Vietnam Këto kapele konike njihen si “nón lá” dhe janë bërë me kashtë. Blerja e një si suvenir për të dekoruar shtëpinë tuaj ose për ta bërë si një dhuratë janë 2 mundësi të shkëlqyera.
Venezuela Venezuela ka çmimet më të lira të benzinës në botë, duke kushtuar 20 cent për litër. Pra, nëse po planifikoni një udhëtim rrugor në këtë vend, mbushja e makinës suaj me 5 litra gaz do të jetë mjaft e përballueshme.
Kroaci Kroacia ka akulloren më të mirë në botë dhe ia vlen të provohet, edhe nëse shkoni atje në dimër. Mund të gjeni dyqane të vogla që shesin një lugë akullore për 6 kuna, ose 94 cent.
Hungari Gjetja e një vendi parkimi që nuk kushton shumë mund të jetë e vështirë në shumë vende, por në Budapest, është e mundur të parkoni makinën tuaj deri në 4 orë pa u shqetësuar për çmimin.