Fjalë Kyçe

Beogradi alarmohet nga deklaratat e Kurtit, kërkojnë reagimin e Brukselit

Beogradi alarmohet nga deklaratat e Kurtit, kërkojnë reagimin e Brukselit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka deklaruar se vlerëson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i vuri katër ultimatume Serbisë me mesazhin e fundit mbi dialogun.

Sipas tij Kurti veçse njoftoi përfundimin e dialogut dhe se anuloi gjithçka që ishte rënë dakord në tryezën e bisedimeve në Bruksel , për tetë vitet e fundit.

“Kërcënimet e Kurtit se kushti për vazhdimin e dialogut është që Beogradi të njohë shtetin e Kosovës, të njohë krimet e pretenduara në Kosovë, shkatërroi drejtpërdrejtë dhe anuloi çdo të ardhme të mundshme të dialogut dhe të gjetjes së kompromiseve, veçanërisht në pozicionin e Kurtit që nuk do të lejojë formimin e Komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Duhet përkujtuar që Kurti hapur ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk është në top-prioritet e qeverisjes së tij.