Fjalë Kyçe

Beqa: Komisioni do t’i hetojë kontratat dhe vendimet nga viti 2006 në sektorin e energjisë

Beqa: Komisioni do t’i hetojë kontratat dhe vendimet nga viti 2006 në sektorin e energjisë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, sot ka përpiluar listën e dokumentacionit për hetim.

Kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa ka thënë se komisioni do t’i hetojë të gjitha dokumentet e nevojshme qofshin ato vendime ose kontrata nga viti 2006 e deri më tash në sektorin e energjisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja ka kërkuar nga Kuvendi transkriptin e deklaratës në një seancë parlamentare të deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, lidhur siç tha ai me projektin specifik “Bilfinger”.