Fjalë Kyçe

Berat Lahu mohon se është arrestuar: Jam në Belgjikë për një rast shëndetësor

Berat Lahu mohon se është arrestuar: Jam në Belgjikë për një rast shëndetësor

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në një aksion të hershëm, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkung Kombëtar ‘Sharri’, në zonën e Brezovicës.

Sipas disa portaleve, në mesin e të arrestuarve është edhe asambleisti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Prishtinës, Berat Lahu.

Por, në një prononcim të shkurt për Indeksonline, Lahu ka mohuar arrestimin.

“Ndodhem në Belgjikë aktualisht. Kam ardhur për një rast shëndetësorë” ka thënë Lahu për Indeksonline.
Lahu është asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, sipas zgjedhjeve lokale të 14 tetorit, 2021.