Një gazetare e sportit ka ndezur reagimet pas një komenti të pahijshëm në lidhje me trupin e saj në Twitter.
Sportitsi Sven Spoormakers postoi një fotografi të Belén Mendiguren duke intervistuar çiklistët gjatë një gare në Argjentinë, duke shtuar komentin: ‘A është ftohtë në Argjentinë?’.
Komenti nxiti një reagim të ashpër nga gazetarët e tjerë, duke e sulmuar belgun se po ‘objektivizonte’ reporteren e re, transmeton Gazeta Alo.
Spoormakers, një ish-kampion i ri i çiklizmit, fillimisht mbrojti komentin e tij, por më vonë u dorëzua dhe pranoi se ishte ‘fyese për shumë njerëz’.
Gazetarja australiane e Sportit Sophie Smith drejtoi akuzën në Twitter, duke thënë: ‘Ju lutem më thoni që nuk e keni objektizuar publikisht një reportere të re femër.
“Duke folur nga përvoja, më lejoni të them se ajo bën të njëjtën punë si ju, por duhet të punojë dhe t’i rezistojë dy herë më shumë për shkak të ‘bombave’ si kjo”.
Spoormakers fillimisht i bëri gjërat më keq duke mbrojtur vërejtjen e tij, duke akuzuar Smithin se ‘po luante me kartën e feministes’.
‘Ajo e di saktësisht se çfarë vesh apo jo – dhe pse. Nëse do të intervistoja një atlete femër me ‘topet e mia’ jashtë, do të bëhej shaka edhe për këtë’, tha ai.
Smith ia ktheu përsëri, duke pyetur Spoormakersin: ‘Kështu që është faji i saj sepse nuk mund të ndalesh së shikuari gjinjtë e saj?
‘Çfarë do të thotë se duhet të vishte ajo, një thes me patate që të mos e ngacmosh?
“Nëse unë bëj një fotografi nga ju gjatë punës, e postoje dhe komentoj sa të vogël duket ‘bibilushi’ juaj nën pantallonat e shkurtra, a do të ndjeheshit mirë atëherë?”.
Gazetari britanik Ned Boulting mbështeti kritikën e Smithit, duke thënë: ‘Sërish dhe sërish dhe sërish, koleget e mia femra duhet të mbrohen nga mosrespektimi institucional.’
Spoormakers më në fund u tërhoq dje, duke fshirë komentin e tij fillestar dhe duke ofruar një kërkimfalje.
‘Ajo që ishte menduar të ishte një vërejtje qesharake, doli të ishte fyese për shumë njerëz. Ky ishte gjykimi i keq. Na vjen keq, ‘tha ai.
‘Dhe për [Mendiguren] në veçanti: ne kurrë nuk jemi takuar, por nëse vini ndonjëherë në Belgjikë, ju jeni të mirëpritur të mësoni se unë nuk jam një dinosaur siç ju mendoni se jam.’
Mendiguren nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por më vonë shtoi: ‘Unë vesh atë që dua dhe ndihem mirë. Shkoni të shkruani diçka për një temë më të rëndësishme dhe interesante. ‘
Mendiguren, e cila ka qenë duke mbuluar garën ‘Vuelta de San Juan’ në Argjentinë për televizionin ESPN, gjithashtu falënderoi Smithin për mbështetjen e saj publike.
Duke shkruar në anglisht, ajo tha: ‘Faleminderit Sophie, do të marrë kohë, por me të vërtetë shpresoj se burrat do të kuptojnë më në fund që ky lloj komenti është një çështje komplekse gjinore.
‘Ne jetojmë me këtë lloj dhune gjinore që nga lindja. I ftoj të gjithë të pyesin miqtë tuaj më të ngushtë femra për këtë si hap të parë. ‘/ Gazeta Alo/