Fjalë Kyçe

Berisha: Kam pasur dëshirë që nënës t’ia kushtoja një këngë edhe sa ishte gjallë

Berisha: Kam pasur dëshirë që nënës t’ia kushtoja një këngë edhe sa ishte gjallë

Këngëtari Robert Berisha, i ka kushtuar një këngë nënës së tij në njëvjetorin e vdekjes.

Berisha në emisionin Ora Shtatë ka folur rreth përgatitjes së kësaj kënge e cila titullohet “NANË”.

Ai tha se dëshira e tij ishte që t’ia kushtonte një këngës nënës edhe sa ishte gjallë.

“Është një projekt që ma kanë bërë dy shokët e mi, Ilir dhe Kreshniku nga Ferizaj. Një muaj pasi që mami ka ndërruar jetë, kam qenë në Amerikë. Dhe më thanë dëgjoje këtë këngë. Unë jam munduar që t’i ikë atyre këngëve që janë të dhimbshme dhe që tingëllojnë turqisht”.

“Kam dashur diçka më artistike, më ndryshe. Kur e kam dëgjuar demon kam thënë “Kjo është”. Dhe teksti më është përshtatur shumë. Kam pritur që t’i bëj një vit, pranda s’kam lansuar ndonjë projekt tjetër”.

“Kam pasur dëshirë që t’ia kushtojë një këngë edhe sa ka qenë gjallë, Sa janë gjallë duhet t’i duam prindërit, anëtarët e familjes, shokët dhe këdo të afërm”.