Afati kalimtar i janarit mund ta bëjë Valon Berishën me klub të ri. Ylli i Kombëtares së Kosovës nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme për të luajtur në Lazio në të cilin klub kishte shkuar me ambicie për të shpërthyer, shkruan Gazeta Express.
Berisha tashmë i ka disa opsione tjera. Genoa, Brescia dhe Spal janë skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.
Mediat italiane paralajmërojnë se Berisha mund t’i bashkohet së shpejti ndonjërit prej këtyre ekipeve, ku mund të gjejë hapësirë më të madhe për të luajtur, të cilën nuk po e gjen te Lazio. Berisha mund të transferohet në një klub tjetër në formë huazimi nga Lazio.