Fjalë Kyçe

Berisha mungon tre muaj

Berisha mungon tre muaj

Mesfushori i Kosovës, Bernard Berisha do t’i mungojë Ahmat Groznit për tre muaj.

Klubi elitar i Rusisë, ka njoftuar të premten se Berisha e ka kryer me sukses operimin e krahut të majtë.

Ai operimin e ka bërë në një klinikë në Romë të Italisë dhe do t’i duhen tre muaj për t’u rikuperuar plotësisht.

Në njoftimin e klubit thuhet se me padurim e presin kthimin e Berishës në fushë.

29-vjeçari këtë sezon ka regjistruar vetëm katër paraqitje në Superligën e Rusisë dhe ka bërë dy asistime.

Ai është pjesë e këtij klubi prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Anzhi dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Berisha, gjithashtu ka edhe 18 ndeshje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës.