Fjalë Kyçe

Berisha: Në çdo kohë mund të hyjë në seli të partisë, kompromisi Basha-Rama është nul

Berisha: Në çdo kohë mund të hyjë në seli të partisë, kompromisi Basha-Rama është nul

Ish kryeministri dhe ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, mëngjesin e së premtes ka shkuar për herë të parë në kuvend duke mos qenë pjesë e Partisë Demokratike.

Berisha është pritur nga një numër simpatizantësh përpara dyerve të Kuvendit të Shqipërisë të cilët brohoriteshin emrin e tij.

Ai tha se do të marrë çdo nismë ligjore e statutore brenda PD-së, për ta rikthyer këtë parti në piedestalin që sipas tij e meriton.

Tutje, Berisha tha se kompromisi Basha-Rama është nul dhe se sipas tij nuk ka mbështetje ligjore.

“Në çdo kohë mund të hyj në selinë e Partisë Demokratike dhe do të jetë shumë e afërt dita kur PD-ja të rifitojë të gjithë forcën, legjitimitetin për ta larguar një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës dhe pazaret me ata të cilët e shndërrojnë PD-në në fasadë opozite”, është shprehur Berisha, njofton Klankosova.tv.