Fjalë Kyçe

Berisha: Nuk e pranoj Shqipërinë me guverantor, nuk jemi shteti 51 i SHBA

Berisha: Nuk e pranoj Shqipërinë me guverantor, nuk jemi shteti 51 i SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Opinion” tha sot se SHBA-ja ka tentuar të influencojnë në përcaktimin e emrit të presidentit shqiptar. Berisha u shpreh ndër të tjera se s’mund të pranojë kurrë që Shqipëria të jetë një vend me guvernator.

Pjesë nga biseda në studio

Berisha: Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator. Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA, se nuk e pranojnë Shtetet e Bashkuara edhe sikur të duan shqiptarët. Shqipëria mund të eci, jo duke përcaktuar presidentin. Nëse kërkohet me caktuar presidentin…

Fevziu: Si ta caktojnë?

Berisha: Me i marr presidentin….

Fevziu: Metën nuk e kanë caktuar amerikanët!

Berisha: A nuk u bë përpjekje e madhe për Sandër Lleshin. Shqipëria mor zotni duhet të eci me forcat e veta.