Fjalë Kyçe

Berisha për ata që ia hakuan llogarinë: Shteti e zë lepurin me qerre

Berisha për ata që ia hakuan llogarinë: Shteti e zë lepurin me qerre

Zëvendësministri i Brendshëm, Zafir Berisha, nga sot mbi supe do të bartë edhe dy pozita të tjera; atë të Koordinatorit Nacional për Sigurinë Kibernetike dhe të Koordinatorit për Menaxhim të Emergjencave.

Berisha ka thënë se nuk është aksidentalisht aty për ushtruar këto funksione.

“Kam qenë në dy mandate si deputet në Komisionin për Siguri. Për ata që nuk e kanë ditur dhe që janë kureshtarë pse Zafa në MBP dhe koordinator për këta dy sektorë: Një jetë të tërë jam marrë më çështjen e sigurisë, sidomos pas luftës. Nëse jam emëruar koordinator nuk jam emëruar si ekspert por si i emëruar i Ministrisë, i ministrit”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.

“Po flasim për çështjen më të ndjeshme nga e cila është e rrezikuar çdo familje, mos të flasim për institucionet”.

Berishës së cilit pa ardhur në studiot e Klan Kosovës i është hakuar llogaria e tij në Facebook, ka thënë se përgjegjësit për këtë do të dalin para ligjit.

“Jam viktima e radhës nga njerëzit e përgjegjshëm në fushën e internetit. Do të angazhohemi për avancimin e strategjisë kundër sulmeve kibernetike që vinë në Kosovë si në të gjithë botën. Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë edhe Kosova ka nevoje të avancojë në këtë fushë, ku shpresoj që jap kontribut”.

“Nuk po mërzitem, le ta mbajë Facebook-un tim, le të lozin, le të kënaqen. Shteti lepurin e zë me qerre. Ata që po luajnë me Facebook tim dhe shumë qytetarëve do të përgjigjen para shtetit. Policia është institucion shumë i besueshëm. Kosova është model në rajon sa i përket fushës së sigurisë”.