Fjalë Kyçe

Berisha për Vuçiqin: Putini i vogël kërkon të hapë konflikt të ri në rajon, NATO e BE të ndërhyjnë me urgjencë

Berisha për Vuçiqin: Putini i vogël kërkon të hapë konflikt të ri në rajon, NATO e BE të ndërhyjnë me urgjencë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet në veriun e Kosovës, që po vazhdon të jetë i barrikaduar edhe në javën e tretë.

Sipas Berishës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po kërkon të hapë një konflikt në rajon, në shërbim të Rusisë.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq,

Presidenti i serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, ka përqendruar trupa të shumtë ushtarake dhe policore në kufi me Kosovën, i ka vendosur ato si asnjëherë më parë në gjendje gatishmërie luftarake të shkallës më të lartë dhe çdo tre orë trillon vetë lajme të rreme mbi incidente dhe zhvillime të pandodhura në veri të Kosovës me qëllim që të mund t’i përdorë ato si pretekst për të nisur një luftë në veri të Kosovës.

Ndërkohë në terren bandat e armatosura kriminale serbe dhe mercenarët e Wagnerit, shtojnë barrikadat, hedhin granata dhe shkrehin breshëri kundër gazetarëve, rrëmbejnë qytetarë serb por edhe shqiptarë.

Duke shprehur mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për Kosovën dhe autoritetet dhe popullin e saj, dënoj me forcën më të madhe veprimet luftënxitëse të ‘Putinit të vogël’ të Beogradit, që janë të koordinuara me ‘Putinin e madh’ të Kremlinit, si akte që kanë për qëllim sabotimin, pa u shtruar për negociata të planit Franko – Gjerman për marrëveshjen Prishtinë-Beograd, duke hapur një konflikti të ri në rajon.

Shpërndaje