Fjalë Kyçe

Berisha: Raporti i Dick Martyt s’është provë e Speciales

Berisha: Raporti i Dick Martyt s’është provë e Speciales

Sipas avokatit Besnik Berisha, nëse Gjykata Speciale nuk fton dikë që është përmendur në raportin e Dick Martyt për trafikim organesh nga pjesëtarë të UÇK-së vërtetohet se nuk janë gjetur prova të mjaftueshme ndaj tyre përmes këtij raporti.

Ai ka thënë se ky raport s’mund të përdoret si provë pasi vetë autori ka jetuar larg prej ku thotë se kanë ndodhur krimet.

“Kushdo që nuk ftohet nga raporti i Dick Martyt vërtetohet se nuk janë gjetur prova të mjaftueshme. Raporti i tij nuk mund të përdoret si provë meqë është shkruar nga një politikan i cili ka jetuar kilometra larg dhe mund te jetë i sponsorizuar”, ka thënë ai.

Berisha ka shtuar se kushdo që merr ftesë nga Specialja duhet t’i përgjigjet pasi sipas tij Kosova është para një testi.