Fjalë Kyçe

Sala Berisha-Shala, vajza që u përjashtua nga shkolla, duhej të ishte shembull për të tjerat

Sala Berisha-Shala, vajza që u përjashtua nga shkolla, duhej të ishte shembull për të tjerat

Muaji mars është muaji i datave dhe vendimeve më të rëndësishme dhe muaji që i dha kthesë historisë kombëtare dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Disa nga këto i kanë përjetuar edhe deputetja Sala Berisha-Shala dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Ferat Shala.

Berisha-Shala ka thënë se nuk e kishte pasur të lehtë që të ishte kryengritëse në vitet e 80-a dhe si femër të përjashtohej nga shkolla.

Siç thekson ajo, si vajzë nga fshati ajo duhej të ishte shembull për vajzat tjera.

“Mirëpo unë u gjenda në rrugën e të rebeluarve, në rrugën që më dha fuqi të shtegtoj në rrugën e dijes, në rrugën e pavarësisë së këtij vendi”, ka thënë ndër të tjera ajo.