Ana Bërnabiq ka biseduar sot me me Komisarin për Zgjerim i Komisionit Evropian, Johanes Hahn në lidhje me rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Kosovën.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka biseduar sot me me Komisarin për Zgjerim i Komisionit Evropian, Johanes Hahn në lidhje me rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Kosovën.
Ajo po ashtu theksoi se shpreson se do të dalë një iniciativë e cila do t’i ndihmojë afrimit të qëndrimeve dhe bashkëpunimit rajonal, raportojnë mediet serbe, transmeton lajmi.net.
“Kemi biseduar për dialogun, për rëndësinë e tij dhe pasojat që është ndërprerë. Nuk kemi hyrë thellë tek ajo sepse më duket se është thënë e gjitha që është dashur të thuhet. Shpresoj se do të dalë ndonjë iniciativë e cila do të mundësojë që Prishtina t’i zbusë qëndrimet e saj dhe të kthehet nga bashkëpunimi rajonal e jo tek ajo që unë mendoj se është vetizolim. Vendosja e taksës për ne na shkakton dëme të mëdha e sidomos njerëzve tanë që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Bërnabiq.
Pas takimit me Hahn, ajo ka thënë se Serbia do të vazhdojë të dëshmojë se bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë për të ardhmen.