Fjalë Kyçe

Bërnabiq: Kërcënimet ndaj gazetarës Zana Cimili janë të papranueshme

Bërnabiq: Kërcënimet ndaj gazetarës Zana Cimili janë të papranueshme

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq i ka dënuar kërcënimet ndaj reporteres së N1 nga Prishtina Zana Cimili.

“Kërcënimet e pështira të dërguara gazetares së N1 Zana Cimili janë të papranueshme dhe janë për çdo dënim. Është vështirë të paramendohet se dikush në shekullin e 21 mundet në atë mënyrë ta kërcënojë dikë dhe të shpëtojë pa u dënuar. Prandaj pres nga institucioneve kompetente që në afatin sa më të shkurtër që është e mundur të zbulojnë se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve dhe të sanksionohet në mënyrë adekuate”, ka kumtuar zyra për marrëdhënie me medie të kryeministres.

Ajo ka theksuar se duhet mundësuar që mediet të punojnë në mënyrë të papenguar dhe të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale.

“Si kryeministre e Serbisë bëjë apel për sjellje para drejtësisë të atyre të cilët janë përgjegjës dhe shpresoj se situatat e tilla nuk do të përsëriten. Gazetares Cimili i dëshiroj çdo të mirë në punën e mëtutjeshme, të cilën e kryen në mënyrë profesionale dhe me integritet”, ka deklaruar Bërnabiq.

Siç i është thënë medies N1 nga Prokuroria Publike Republikane e Serbisë për krim të teknologjisë së lartë, ajo ka nisur punën në rastin e kërcënimit ndaj gazetares Cimili.