Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, e cila gjendet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha se Kosova, duke iu referuar si “Prishtina”, duhet të rishqyrtoj vendimin rreth taksës për mallrat nga Serbia, raporton Gazeta Express.
“Shumë më mirë është të bashkëpunojmë se sa të bllokojmë. Prishtina duhet ta shqyrtoj vendimin rreth taksës për mallrat serbe”, tha Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë gjatë ceremonisë së fillimit të menaxhimit të përbashkët kufitar “One stop shop”.
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, në fjalimin e saj tha se marrëdhëniet ekonomike mes Maqedonisë dhe Serbisë janë në nivelin më të lartë të mundshëm.
“Marrëdhëniet ekonomike, mes Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut është në nivelin më të lartë të mundshëm. Ndërkohë që projekti i sotëm vetëm se do të thelloj edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik, që është shumë i rëndësishëm për raportet ekonomike mes dy vendeve”.