Fjalë Kyçe

Bersant Celina shënon në barazimin e Ipswichit

Bersant Celina shënon në barazimin e Ipswichit

Bersant Celina ia ka siguruar së paku një pikë skuadrës së tij, Ipswich Town, ndaj Oxford United, në ndeshjen e javës së 39-të në League One.

Ipswich luajti baras në udhëtim te Oxfordi me rezultatin 1:1.

Për mysafirët shënoi Bersant Celina në minutën e 70-të. Reprezentuesi i Kosovës luajti për 87 minuta sot.

Vendasit nuk u dorëzuan në këtë përballje dhe barazuan rezultatin në fundin e ndeshjes, me Luke McNally që shënoi në minutën 90+5, përcjell express.

Ipswich Town pas këtij barazimi ka 61 pikë dhe renditet i nënti në tabelë, teksa Oxford United është i pesti me tetë pikë më shumë.