Fjalë Kyçe

Deputetja e LDK-së replikon ashpër me Veselin

Deputetja e LDK-së replikon ashpër me Veselin

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri i ka thënë Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli duke ia përmendur fjalët për taksën se ai nuk i mban mend fjalët e veta dhe në anën tjetër pendohet për to.

“S’keni kapacitet të më vlerësoni. Nuk i mbani mend fjalët tua dhe ju bini pishman. Ju keni thënë se jeni 100% për taksën me Serbisë dhe nuk ka humb ditë që keni thënë se duhet të hiqet. Fjalët tua nuk më komplimentojnë. Vakti e han kashtën dhe ty t’ka ardh momenti me kanë aty”, i ka thënë Gaxheri, Veselit, njofton Klan Kosova.

Në anën tjetër Veseli, ka thënë se do të japë dorëheqje nga pozita nëse del se ka thënë që të tërhiqet taksa për produkte serbe.

Ndërsa kur i është përmendur Gjykata Speciale, ai ka thënë: “Pesë parë s’i jap për Gjykatën Speciale”.