Fjalë Kyçe

Besa me akuza të rënda për gjyqtarin: Tefik Turpi, i mallkuar qofshë

Besa me akuza të rënda për gjyqtarin: Tefik Turpi, i mallkuar qofshë

Skuadra e Besës së Pejës ka akuzuar rëndë gjyqtarin e takimin të barazhit ndërmjet Gjilanit dhe Besës, shkruan GazetaAlo.

Ky është reagimi i Besës në faqen zyrtare të klubit.

Tefik Maloku turpi qoftë mbi ty dhe atë që të përkrahin në ndërrmarje të ndyra.

Bordi i FC Besa i shtyrë nga një maskaradë e një arbitri i cili nuk mund te delegohet as në ligën e dytë e lerë më në një ndeshje barazhi për superligë, reagon ashpër dhe fton organet kompetente që ky farë individi të përjashtohet nga referimi në futbollin kosovar sepse është duke e turpëruar futbollin.

Pas pranimit në instancat më të larta futbollistike, ne kemi menduar se do të vihet rregull në ndarje të drejtësisë në fushë, por si duket jo, se u vërejt sot se zakonet e këtyre matrapazëve që të vendosin ndeshje sipas tekeve dhe interesave nuk ka të ndalur.

Po si more TEFIK e FIKE një ndeshje duke lejuar lojë efektive 15 minuta në gjithë ndeshjen dhe duke mos reaguar në brutalitetin e ushtruar ndaj lojtarëve të FC Besa?

Tefik Turpi, i mallkuar qofshë.

#BesaBesë