Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur vëllai i Besim Dinës, Bedri Dina.
Humoristi dhe moderatori i njohur, Besim Dina, ka humbur vëllanë, shkruan lajmi.net.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e Dinës (vajza e të ndjerit) me anë të një postimi në Facebook, ku edhe njofton se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Sot pas një sëmundje të rëndë na la njeriu më i shtrenjtë për ne. Ishte babai dhe shoku jonë më i mirë. Nuk ka fjalë që e përshkruan dhimbjen për humbjen tënde. Ishe mësues për jetën, virtytet, dashurinë dhe humanizmin që na ke mësuar. Lamtumirë heroi im…”, ka shkruar ajo në Facebook.