Fjalë Kyçe

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kërkojnë të lirohen nga detyra

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kërkojnë të lirohen nga detyra

Besnik Tahiri ka kërkuar që të lirohet nga detyra e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës.

Njëjtë ka vepruar edhe Besian Mustafa i cili ka kërkuar të lirohet nga detyra e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Arsye për këtë është se këta të dy duan që të vazhdojnë si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kështu për Klan Kosova tha Antigona Baxhaku, këshilltare për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.

“Është zëvendëskryeministri Besnik Tahiri dhe ministri i Bujqësisë Besian Mustafa. Ata nuk kanë dhënë dorëheqje por kanë kërkuar që të lirohen nga detyra. Ata duan që të vazhdojnë si deputet të Kuvendit të Kosovës”.