Fjalë Kyçe

Besnik Tahiri: Mimozë, kjo s’është luftë ndërpartiake, jemi në terr informativ për dialogun

Besnik Tahiri: Mimozë, kjo s’është luftë ndërpartiake, jemi në terr informativ për dialogun

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta marrë seriozisht temën e dialogut, sepse është temë serioze për vendin.

“Një temë që është kaq serioze për vendin duhet ta marrim më seriozisht. Qëndrimi i AAK dihet, ne e mbështesim këtë marrëveshje. Po edhe ne i kemi dilemat tona që duhet t’i diskutojmë këtu në Kuvend, tha Tahiri.

Ai tha që e mbështet thirrjen për mocion të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ndërkaq, për shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, i tha që “nuk jemi në luftë ndërpartiake”, pasi që kjo e fundit e akuzoi LDK-në për mosvazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mimozë, kjo nuk është luftë ndërpartiake. Ne jemi në terr informativ për dialogun. Kjo qasje e juaj tregon shumë për këtë Kuvend. Unë e mbështeti qëndrimin e Lumir Abdixhikut për mocion”, u shpreh ai.

“Debati në Kuvend nuk është luftë ndërpartiake se çka ka bërë një ish-kryeministër dhe çka po bënë dikush tjetër. Jemi duke folur për vitin 2023, pra qe dy vjet, për dialogun jemi në terr informativ, e kemi një marrëveshje, por qartësia është legjitime. Debati është forma më demokratike e komunikimit, për shkak se ne jemi ata që përfaqësojmë popullin. Kjo qasje tregon shumë për këtë kuvend”, tha tutje Tahiri.

“Qëndrimi i AAK-së është publik tash e sa kohë. Ne e mbështesim këtë marrëveshje dhe vazhdojmë ta mbështesim. Por, kjo nuk iu vendos ju në një situatë, kur kemi dilema, marrëveshja ka pjesë që janë të rëndësishme për vendin, por ka edhe pjesë që duhet t’i trajtojë ky Kuvend për t’i qartësuar”, përfundoi ai.