Fjalë Kyçe

Beyonce mahnit me fustanin e stiluar nga Valdrin Sahiti!

Beyonce mahnit me fustanin e stiluar nga Valdrin Sahiti!

Sukseset e Valdrin Sahitit nuk kanë të ndalur! Vetëm pak ditë pasi veshja e tij u zgjodh nga Kylie Jenner, stilisti ka qenë zgjedhja e divës së muzikës Beyonce.

Ylli botëror shkëlqen me fustanin e stiluar nga Valdrini.. një fustan i zi tepër elegant, i gjatë pas trupit dhe i hapur në pjesën e dekoltesë.

Kjo është hera e dytë që Beyonce zgjedh fustane të Valdrinit dhe e treta në tërësi të stilistëve kosovarë, pasi Kujta dhe Meri realizuan ëndrrën e madhe duke veshur Beyonce në një prej paraqitjeve të saj disa kohë më parë./bordo.al