Fjalë Kyçe

Biden nominon Jeff Hovenier ambasador të ardhshëm të SHBA-së në Kosovë

Biden nominon Jeff Hovenier ambasador të ardhshëm të SHBA-së në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bide, nominoi shtatë diplomatë të cilët do të shërbejnë në vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe ambasadorin e ri për Kosovën.

Ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë është nominuar Jeff Hovenier.

Lidhur me këtë shkroi në Twitter ambasadori aktual i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, transmeton lajmi.net.

“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, shkruan Kosnett në Twitter.

Jeffrey Hovnier kishte kryer disa detyra në Uashington përfshirë shërbimin si Drejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Ai kishte qenë në stafin e të Dërguarit Special të KB për Statusin e Kosovës.