Fjalë Kyçe

Biden ua përmend shërbimin e djalit të tij në Kosovë ushtarëve amerikanë në Poloni (VIDEO)

Biden ua përmend shërbimin e djalit të tij në Kosovë ushtarëve amerikanë në Poloni (VIDEO)

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka përmendur djalin e tij të ndjerë Beau Biden i cili ka shërbyer në Kosovë në adresimin e tij para ushtarëve amerikanë në Poloni.

“Biri im ka shërbyer një vit në Irak dhe gjashtë muaj në Kosovë”, ka thënë Biden i cili mori si shembull shërbimin e djalit të tij ndaj kombit, duke i falënderuar më pas ushtarët që i shërbejnë ShBA-së.

I pari i ShBA-së është duke qëndruar për vizitë në Evropë ku në ditën e parë ka udhëtuar drejt Polonisë për të vizituar trupat amerikanë që gjenden të stacionuara pranë kufirit me Ukrainën.

Biden mbajti një fjalim frymëzues duke lavdëruar guximin e civilëve ukrainas, dhe duke i falënderuar trupat amerikane, duke i quajtur ata si forca më e mirë luftarake në historinë e botës”.

Kujtojmë që djali i presidenti amerikan, Joe Biden kishte shërbyer në Kosovë, pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Ai ka ndërruar jetë në vitin 2015 nga kanceri në tru.

Më 2 korrik të vitit 2021, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte nderuar Beau Biden, me “Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit”.