Reshjet e dëborës nuk janë ndaluar të enjten në Zvicër, sidomos në alpe, ku ka rënë më shumë.
Disa vendpushime në Francë, Itali dhe Zvicër kanë raportuar se bora ka rënë deri në 110 cm gjatë 48 orëve të fundit, kurse disa të tjera deri në 1 metër në 24 orët e fundit.
Rajoni Monterosa i Italisë, Auron i Francës dhe Bellwald i Zvicrës kanë raportuar se ka rënë dëborë deri në 1 metër.
Si rezultat i reshjeve dhe rrezikut të ortekëve për skiatorët, disa vendpushime janë të mbyllura ose vetëm pjesërisht të hapura për momentin.
Gressoney në rajonin e Monterosës së bashku me La Grave në Francë, e cila raportoi 70 cm të dëborës, janë mes zonave të mbyllura aktualisht.
Engelberg në Zvicër ka raportuar se ka rënë borë deri në 40 cm, derisa gjithashtu edhe temperaturat kanë rënë, përcjell tutje albinfo.ch.
Në Laax, Zvicër, dëbora nuk ka rënë dhe pritet të shkojë deri në 110 cm.