Fjalë Kyçe

Bie nën 200 numri i të hospitalizuarve me COVID-19

Bie nën 200 numri i të hospitalizuarve me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 254 pacientë, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, 145 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 ndërsa 10 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 254 pacientë në trajtim nga COVID-19

Sipas raportit të punës për datën 19 maj 2021, 254 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

145 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19

10 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 171 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 143 pacientë:

6 pacientë janë në gjendje të rënduar

77 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

108 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 53 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 111 pacientë:

4 në gjendje të rënduar

68 të konfirmuar pozitivë

63 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

Spitali i Gjakovës, 17 pacientë

Spitali i Pejës, 30 pacientë

Spitali i Gjilanit, 23 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë